wrapper

Në kuadër të projektit të shpërndarjes së librit islam dhe në kontekstin e Panairit të Librit Islam në Shkodër, më 05.01.2012 përfaqësues të AIITC i dhuruan bibliotekës "Marin Barleti" të qytetit të Shkodrës një set librash nga botimet e Institutit. Ky akt u mirëprit dhe u çmua nga të gjithë të pranishmit, si dhe u vlerësua me mirënjohje nga drejtuesit e bibliotekës "Marin Barleti".

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam më dt. 25.01.2012 bëri një vizitë në librarinë "Miqtë e Librit", së cilës i dhuroi një kontingjent nga botimet e saj të fundit. Libraria "Miqtë e Librit" konsiderohet dhe iniciativa më e re e Komunitetit Musliman të Shqipërisë në strategjitë e saj për orientimin e vëmendjes së shoqërisë tek libri. Në këndin e AIITC-së në këtë librari, lexuesit mund të gjejnë literaturën e pasur islame në fushat e tefsirit, hadithit, fikhut e shkenca të tjera islame si dhe libra të karakterit historik e publicistik me emër në botën e librit, nga botimet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

Nga data 28.02.2012 e deri më dt. 11.03.2012 Instituti Shqiptar i Mend imit dhe i Qytetërimit Islam dhuroi kontingjente të botimeve të tij për Burgun e Rrogozhinës (115 libra), për Muzeun Historik Kombëtar (13 tituj), për Komitetin Shtetëror të Kulteve (13 tituj) dhe për Ambasadën e Palestinës në Tiranë (11 tituj). Librat u mirëpritën nga të gjitha institucionet e mësipërme, të cilat shprehën mirënjohjen e tyre për punën që bën AIITC në mbështetje të kulturës dhe të edukimit.

Më 14 shtator 2012 Fondi i Bibliotekës së AIITC ka dhuruar nga arkiva e saj një kontingjent prej 150 tituj librash, periodikë e revista për bibliotekat e pesë xhamive në Shqipëri: Xhamisë Kubelije në qytetin e Kavajës, xhamisë së fshatit Golemas në rrethin e Kavajës dhe xhamive të fshtrave Ibë, Bërzhitë, Feraj në rrethin e Tiranës. Imamët përgjegjës të këtyre xha mive shprehën falënderim dhe mirënjohje që u përfshinë në projektin e Fondit të Bibliotekës së AIITC, duke thënë se pasurimi i bibliotekave të këtyre xhamive do t'u shërbejë besimtarëve dhe çdo vizitori.

Në kuadër të projektit të shpërndarjes së librit islam, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam u dhuroi skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Studentor të Minifutbollit 2012 një sasi botimesh. Pas mbarimit të çdo ndeshjeje, për lojtarët u shpërndanë literatura e tematike islame të zgjedhura nga botimet më të fundit të AIITC. Gjithashtu, në mbyllje të këtij kampionati, u organizua një darkë ceremoniale për katër ekipet finaliste, të cilëve iu dhuruan botime të Institutit.

Last modified on Hene, 28 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2