wrapper

Më 7 shkurt 2013 vizitoi AIITC përfaqësuesi i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve të Veprave Penale – Durrës, z. Halit Aga, i cili u prit nga zv.drejtori i AIITC z.Alban Kodra. Në emër të Institucionit që përfaqëson z. Aga shprehu kërkesën për disa botime të AIITC, të cilat do ti shërbejnë për të shtuar njohuritë, por edhe për tu ushqyer shpirtërisht jo vetëm stafit të këtij institucioni, por edhe të dënuarve që vuajnë dënimin përkatës pranë tij.

Sigurisht që kësaj kerkese iu përgjigj pozitivisht AIITC duke i dhuruar disa prej botimeve të tij, të cilat janë:

• Abdesi
• Riad us Salehin
• Etnografi
• Jetimet në Islam
• Drita e Kuranit
• Revista "Univers" nr 3-4
• Historitë më të bukura të njerëzve të mirë
• Hap pas hapi të shkruajmë arabisht 2 copë

Z.Halit Aga i shprehu falënderimet e sinqerta zv.drejtorit të AIITC për dhurimin e librave, të cilat do ti vihen në dispozicon stafit dhe të dënuarve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve të Veprave Penale (IEVP)– Durrës.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam i gjendet pranë kujtdo që ka nevojë për ushqim shpirtëror, dhe kjo nëpërmjet librave që ky Institut zotëron, të cilat i përkasin fushave dhe lëmive të ndryshme.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2