wrapper

Qershor 2017
Projekti i nisur me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam – AIITC, vazhdoi në muajin qershor me aktivizimin e Qendrës Social – Kulturore pranë xhamisë së fshatit Baldushk.
Qendra është ndërtuar në vitin 2010 dhe u shërben një komuniteti prej 5000 banorësh si dhe bashkëpunon me shkollat që ndodhen pranë saj. Me synimin për të qenë një faktor pozitiv në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, qendra ofron një program të larmishëm social, kulturor dhe sportiv, nëpërmjet të cilit do t’i vijë në ndihmë komunitetit të zonës.

Objektivat e qendrës:
• Të japë kontributin e saj në procesin mësimor të nxënësve si dhe të shndërrohet në një vatër kulture dhe edukimi.
• Të përforcojë vlerat morale dhe kulturore të komunitetit.
• Të ndihmojë vajzat dhe gratë që nëpërmjet aftësimit profesional të mobilizohen për të rritur nivelin e tyre të jetesës.

Aktiviteti i qendrës ngriti siparin në muajin qershor me hapjen e kurseve të gjuhës angleze. Në to janë regjistruar 45 kursantë të moshave shkollore, të ndarë në tre grupe me nga 15 kursant secili grup.
Përveç kurseve të gjuhëve të huaja, qendra ka hapur regjistrimet për kurse përgatitore për nxënësit e shkollave si dhe kursin e gjuhes arabe për të gjitha grupmoshat. Qendra angazhohet të ofrojë cilësi mësimore të garantuar nga mësues profesionist, ambiente komode dhe seriozitet në mësimdhënie.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2