wrapper

“Mësojuni fëmijëve tuaj edukatën islame”. Nën këtë moto hapën dyert kurset intensive verore 2017, për mësimin e edukatës dhe të kulturës së përgjithshme islame për moshat e reja në të gjithë vendin. Kurset filluan më 1 korrik 2017 dhe do të zgjasin deri më 31 gusht 2017. Aktualisht këto kurse zhvillohen në mbi 30 qendra dhe xhami të rretheve Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Tropojë etj., me një mesatare prej 20 vetash për kurs.

Në stinën e pushimeve, prej disa vitesh, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam u përgjigjet kërkesave të ardhura nga komuniteti për t’u mësuar fëmijëve edukatën islame duke organizuar kurse verore të posaçme për moshat e reja. Plan-programi i hartuar nga grupe teologësh dhe didaktëve me përvojë, synon dhënien e njohurive fillestare dhe të domosdoshme të besimit brezave të rinj. Me përvetësimin e programit teorik, nxënësit praktikojnë edhe ritet fetare.

Instruktorët e këtyre kurseve janë të kualifikuar në drejtimin pedagogjik dhe fetar. Rezultatet e viteve të kaluara kanë qenë më se të kënaqshme, gjë që jep shtysa të mëtejshme për vijimësinë e këtyre kurseve në çdo stinë të vitit.

Krahas programit mësimor ku trajtohen lëndët e besimit islam, Kurani e gjuha arabe, vend të veçantë zënë edhe programet argëtuese si aktivitete sportive e shëtitje të organizuara duke gërshetuar metodat bashkëkohore në kultivimin e dijes.

Literatura bazë përbëhet nga botimet e AIITC, si librat “Drita e Zemrës”, “Ky është profeti Muhamed (a.s.), i Dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin”, “Hap pas hapi të mësojmë shkrimin dhe leximin arabisht”, “Profeti im i dashur”, “Leximi i Mendjes së Muslimanit” etj. Përveç bazës materiale dhe teksteve didaktike, janë përcaktuar edhe çmime e dhurata për pjesëmarrësit.

montazh 2

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2