Autori: Behauddin Gashi
Botues: AIITC
Vendi i botimit: Elbasan
Viti: 1998
Numri i faqeve: 233 faqe
Nën titullin “I Pandryshuar”, autori Behauddin Gashi publikon librin e tij të dytë. Autori nëpërmjet analizës së ajeteve kuranore, si edhe poezive të shkruara me shumë ndjenjë, bën një përpjekje serioze për përsosjen morale të njeriut.
Në çdo faqe të këtij libri përshkruhen punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet, ose punët e këqija për të cilat ai ndëshkohet, dhe bën thirrjen që çdo njeri të mendohet mirë para se të kryejë një punë apo një vepër, në mënyrë që ajo të jetë në të mirë të njeriut, pra njerëzimit.