Përktheu: Behar Ciku
Botues: AIITC
Vendi i botimit: Tiranë
Viti: 2003
Numri i faqeve: 100
Këtu përmblidhen disa sure kuranore dhe lutje të ndryshme, të cilat i duhen besimtarit musliman në jetën e tij të përditshme. Si suret ashtu edhe lutjet, fillimisht janë shkruar në gjuhën arabe dhe më pas, është dhënë përkthimi i tyre në gjuhën shqipe.
Për të nxitur lexuesin në praktikimin e këtyre lutjeve, së bashku me to është përmendur edhe shpërblimi për praktikuesin. Kryesisht janë përzgjedhur ato sure kuranore, të cilat njerëzit i njohin më mirë, për shkak të lehtësisë së leximit në arabisht dhe për shkak të vlerave të tyre të afirmuara.
Qëllimi i botimit të kësaj broshure është vendosja e një programi ditor në praktikën fetare të besimtarit musliman, bazuar në traditën autentike të Profetit Muhamed a.s., gjë që do të ndihmojë në përsosjen shpirtërore të besimtarit.