Autor: Dr. Enes Ahmed Kerzun
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2004
Sahabët ishin bashkëkohësit e Profetit Muhamed a.s., të cilët i besuan Zotit të tyre, iu afruan Librit të Tij dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, me mallëngjim dhe dashuri të vërtetë.
Shpirtrat e tyre të lartësuar e kanë shijuar ëmbëlsinë e besimit.
Në librin “Fragmente nga jeta e sahabëve” jepen shembuj të ndritshëm nga jeta e këtyre personaliteteve dhe kjo bëhet për të dëshmuar të vërtetën rreth praktikimit të fesë nga ana e brezit të parë dhe dashurinë e përkushtimin për njerëzit dhe Allahun (xh.sh.) nga ana e tyre.
Libri përmban të dhëna për 16 prej shokëve më të shquar të Profetit Muhamed (a.s.) dhe përshkruhen momente të ndryshme nga jeta e tyre, ku dalin në pah sjelljet dhe qëndrimet e tyre të larta, të frymëzuara nga besimi.