Autori: Ibrahim D. Hoxha
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2007
Numri i faqeve: 498
“Bilbila dhe thëllëza Çame” është përmbledhja me gurrën popullore të trevave të Çamërisë. Përzgjedhja dhe klasifikimi i materialit është realizuar nga Ibrahim D. Hoxha. Vepra, rreket të sjellë me anë të këngës së gjallë e plot vitalitet, zakonet, doket dhe traditën e bukur çame, heronjtë, ngjarjet historike, duke i kundërvënë dramës dhe vajit, lirikën mbi natyrën e bukur, dashurinë dhe bukurinë e vajzës çame.
Kjo përmbledhje përbën një visar të paçmueshëm në folklorin tonë, jo vetëm për ringjalljen e kësaj krijimtarie, por edhe në aspektin gjuhësor nëpërmjet përdorimit të nëndialektit çam.