Autori: Sytrim Halitaj
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2008
Vendi i botimit:Tiranë
Vëllimi poetik “Vesa e përditshmërisë” është libri i parë me poezi i poetit të ri nga Kosova, Sytrim Halitaj. Mesazhet poetike të këtij vëllimi vijnë në një trajtë të thjeshtë, herë-herë koncize dhe pa respektuar ndonjë konvencë të caktuar metrike, por kanë një qëllim të qartë: t’i drejtohen lexuesit të gjerë. Pra, është një poezi e sinqertë, e shkruar nga një penë e njomë, e cila aderon të ngjitet në kurbën e vlerave të mirëfillta letrare.Titulli i librit të krijon ndjesinë e freskisë dhe të ripërtëritjes, ashtu siç është edhe vetë mosha dhe poezia e poetit.
Zanafilla e gjithçkaje është besimi dhe frika nga Krijuesi, ndjenjë e cila si një vesë dhe puhizë mëngjesore duhet të prekë lehtësisht shpirtrat e të gjithë njerëzve. Ky mesazh vjen në një kohë, kur morali në shoqërinë shqiptare kërkon të përmirësohet dhe shëndoshet për të përballuar sfidat e kohës.