Janë dymbëdhjetë libra në vijimësi botimi çdo muaj. Edhe pse janë shkruar në harkun e pak faqeve, ato i transmetojnë lexuesit informacion të gjerë dhe shkëndija të besimit islam.
Secili prej librave të xhepit jep këshilla të çmuara mbi çështje të ndryshme jetësore, të cilat ndërgjegjësojnë besimtarin në lidhje me detyrimet e tij karshi fesë dhe besimit.
Leximi i këtyre librave shkakton momente reflektimi, si dhe të udhëzon në mënyrë konkrete se si të sillesh me të tjerët dhe si të zbatosh etikën e moralin islam.
Aktualisht, janë botuar shtatë prej këtyre librave: “Dashuria për Islamin” i autorit Amër Halid, “Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të kënaqësive” i autorit Rida El Ashmavi, “Etika jonë familjare 1” dhe “Etika jonë familjare 2” të autorit Mustafa Sibai, “Qetësia e shpirtit” i autorit Ali Omer Badahdah dhe “Heroi legjendar” nga Omar El Muhtari.