Autori: Ramazan H. Bogdani
Botues: AIITC
Nr. i faqeve: 700

Elementi koreografik është pjesë përbërëse e rëndësishme e folklorit të një populli. Ai pasqyron historinë jetësore dhe shpirtin e krijuesit të vet. Këtë rol folklori koreografik e realizon përmes mjeteve të veta specifike karakteristike, që janë pjesë e artit sinkretik.
Mbledhja, botimi dhe studimi i folklorit koreografik janë detyra parësore për etnokoreografinë shqiptare. Në vazhdën e kësaj pune serioze shkencore, studiuesi i shquar i koreografisë, Prof. Dr. Ramazan Bogdani. pas disa botimeve dinjitoze, përgatiti librin me titull “Visare etnokoreografike”. Libri është një monografi rreth valles në fshatrat e Tiranës. Autori, duke u bazuar në punën e tij 40-vjeçare, brenda 700 faqeve të librit na ka dhënë një tablo të hollësishme të karakteristikave të çdo valleje që kërcehet në këto zona.
Libri u botua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.