Rabat: 30.08.2019
Mes botimeve të Organizatës Islame për Edukimin, Shkencat dhe Kulturën (ISESCO), sheh dritën e botimit një libër i ri me titull “Lexime në Marrëveshjen e Mekës së nderuar”. Libri fillon me parathënien e Dr. Salim Muhamed Malik, drejtori i përgjithshëm i ISESCO-s, dhe vazhdon me shkrime analizuese të përmbajtjes së Dokumentit të Mekës së nderuar, të përgatitura nga një numër përgjegjësish dhe ekspertësh të ISESCO-s.
Gjithashtu, libri përmban një shtojcë të veçantë që shërben për përhapjen e tekstit të plotë të marrëveshjes së pranuar nga një numër i madh dijetarësh (shkencëtarësh) dhe mendimtarësh të shkollave dhe drejtimeve të ndryshme, të cilët morën pjesë në Konferencën Islame, të organizuar nga Liga e Botës Arabe në Mekën e nderuar, në datat 27-29 maj 2019. Konferenca me temë: “Vlerat e rrugës së mesme dhe të ekuilibruar në tekstet e Kuranit dhe Sunetit”, u organizua nën përkujdesin e Shërbyesit të dy xhamive të shenjta, Mbretit Selman Abdulaziz Ali Saud.
Drejtori i përgjithshëm i ISESCO-s shprehet në hyrje të librit: “Kjo marrëveshje i thellon themelet e një sistemi parimesh, mbi të cilat ngrihet rendi i ri botëror, rend për të cilin njerëzimi shpreson të jetë baza e patundshme (e konsoliduar) e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai sqaroi se kjo nuk është vetëm një marrëveshje fetare, por dhe qytetare, juridike, ligjore e njerëzore, që synon krijimin e metodave praktike të miratimit të harmonisë mes njerëzve dhe konsolidimin e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe dialogut”.
Duhet ditur se Marrëveshja e Mekës së nderuar ka bërë thirrje për parandalimin e praktikave të dhunës, përplasjes së qytetërimeve, disavantazheve të urrejtjes dhe pretendimeve të superioritetit (racor, fetar etj) të neveritshëm. Ajo vë theksin se shumëllojshmëria fetare dhe kulturore në shoqëritë njerëzore nuk e justifikon konfliktin dhe përplasjen, por ndihmon në ngritjen e një bashkëpunimi pozitiv. Sikurse bën thirrje për dialog mes qytetërimeve, si mjeti më i mirë drejt mirëkuptimit mes njëri-tjetrit, tejkalimin e pengesave të bashkëjetesës dhe kapërcimin e problemeve të ngjashme. Marrëveshja bën thirrje për miratimin e legjislacioneve parandaluese të promovuesve të urrejtjes, nxitësve të dhunës, terrorit dhe konfliktit mes qytetërimeve. Ajo bën thirrje edhe për luftën kundër terrorizmit, padrejtësisë dhe shtypjes, kundërshton shfrytëzimin e aftësive të popujve dhe marrjen nëpër këmbë të të drejtave të njeriut. Marrëveshja e konsideron tezën e përplasjes së qytetërimeve dhe thirrjen për konflikt si një dukuri izolimi, ndjenjë superioriteti e lindur nga prirje raciste. Marrëveshja paralajmëron se dukuria e islamofobisë ka lindur prej mosnjohjes së vërtetësisë së Islamit, krijimtarisë së tij kulturore dhe qëllimeve të larta që ka. Ajo vë theksin në rrënjosjen e vlerave etike fisnike, thërret në mbrojtjen e shoqërive islame, duke i orientuar kah konceptet e mesatares dhe respektimit të qytetarisë gjithëpërfshirëse.
Marrëveshja (dokumenti) e Mekës së nderuar aprovon parimet e fuqizimit të lejuar të rolit të gruas, refuzon abuzimin e dinjitetit të saj. Ajo thërret për përkujdesjen ndaj fëmijëve nga ana shëndetësore, edukative dhe arsimore, forcimin e identitetit të rinisë muslimane, ruajtjen e saj prej mendimeve që nxisin përplasjen e qytetërimeve dhe opinionin negativ kundrejt kundërshtarit, ruajtjen prej ekstremizmit në mendim, prej dhunës apo terrorit, si dhe armatosjen e rinisë me vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës në paqe e harmoni.
Dokumenti sugjeron formimin e një Forumi Ndërkombëtar me nismën e vendeve islame, që të kujdeset për çështjet e rinisë në përgjithësi, të bazohet nëpërmjet programeve të tij mbi komunikimin dhe dialogun rinor konstruktiv me të gjithë, në shoqëritë islame dhe jashtë tij, duke iu shmangur mosprezencës së të shkuarës që la një zbrazëtirë dhe pasoja negative. Ai bën thirrje për dënimin e metodave të zhdukjes në masë (gjenocidit), spastrimit etnik, shpërnguljes së detyruar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe abortit të paligjshëm. Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm: