Tiranë, 5.09.2019

Qendra social-kulturore Baldushk ka çelur sezonin e ri të kurseve të gjuhës angleze, për fëmijët e moshave shkollore, 6-15 vjeç.Në këto kurse janë regjistruar gjithsej 24 fëmijë, të ndarë në dy klasa, që ndjekin përkatësisht nivelin e dytë dhe nivelin e tretë të anglishtes. Deri tani këto kurse kanë rezultuar të suksesshme dhe kërkesat për t′u regjistruar në to janë gjithnjë e në rritje.   

Mësues të kualifikuar ofrojnëmetoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke u krijuar fëmijëve mundësinë për të përmirësuar aftësitë komunikuese në gjuhën angleze. Në këto programe trajtohen tema të larmishme, që pasurojnë terminologjinë e kursantëve në disa fusha të jetës. Gjatë orëve mësimore zhvillohen edhe aktivitete argëtuese, të cilat e lehtësojnë së tepërmi mësimin ekësaj gjuhe.

Pas mbylljes së sezonit të pushimeve verore, të tilla kurse do të çelen së shpejti edhe në qendrat e tjera social-kulturore në të gjithë vendit, nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.