Tiranë, 20.09.2019
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam zhvilloi mbledhjen e radhës së Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019. Të pranishëm ishin Kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova; Drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj, anëtarët: Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, Prof. Dr. Shaban Murati, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Prof. Xhemal Balla, Prof. Alush Saraçi, Prof. Dr. Reis Mulita, dhe sekretarja e AIITC, znj. Zamira Greva.
Pas prezantimit të rendit të mbledhjes nga kryetari i Bordit, Dr. Faruk Borova, drejtori prezantoi raportin 6-mujor, sipas departamenteve përkatëse, ku aktivitetet shkencore e kulturore kanë qenë në qendër të punës së këtij Instituti.
Më pas, anëtarët e Bordit analizuan ecurinë e punës kërkimore-shkencore të AIITC për pjesën e parë të vitit 2019, duke dhënë propozimet dhe sugjerimet përkatëse që synojnë mbarëvajtjen e planeve dhe projekteve në të ardhmen. Gjithashtu u diskutua mbi disa çështje strukturore, lidhur me veprimtarinë e Institutit.
Mbledhja vijoi me diskutime dhe konkluzione për realizimin e pritshmërive të Institutit, në kuadër të veprimtarisë shkencore e kulturore.