Tiranë, 24.02.2020

Shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në fusha me interes reciprok ishte qëllimi i një takimi mes përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe drejtuesve të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Gjatë një vizite pune në Tiranë, Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Sabri Ef. Bajgora, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të BIK vizituan edhe ambientet e AIITC, ku u pritën nga drejtori, Dr. Ardian Muhaj, kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova dhe stafi i këtij instituti. 

Fillimisht, biseda u përqendrua në  ku drejtori Muhaj i njohu miqtë me organizimin dhe veprimtarinë e AIITC në disa fusha si shkencore, kulturore, fetare etj. Duke u ndalur në veçanti në sektorin e botimeve, ai prezantoi disa ndër veprat më të rëndësishme të AIITC, si një kontribut i çmuar në zhvillimin shkencor e kulturor të vendit.

Ndërsa z. Bajgora i njohu drejtuesit e AIITC me rolin dhe detyrat e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vlerësuar si produktive marrëdhëniet e deritanishme.    

Të dyja palët shprehën dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit në shumë fusha, sidomos në ato me ndikim për zhvillimin e qytetërimit islam mes shqiptarëve. Në fund të kësaj vizite, miqve iu dhuruan edhe disa prej botimeve të fundit të AIITC.