Disa ndër botimet më të fundit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam janë bërë pjesë e bibliotekës së intelektualëve, bashkëpunëtorëve, vizitorëve dhe dashamirësve të librit. Dhurimi i këtyre librave është vlerësuar prej tyre si një kontribut i vyer dhe investim i mirë për të ardhmen.

Përveç kalendarit 2020 të përgatitur nga AIITC, kushtuar 12 figurave të shquara islame me kontribut në edukimin kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, disa prej titujtve të librave të dhuruar janë: “Tërësia dhe shenjtëria në edukim, një perspektivë islame”, “Studime në qytetërimin islam – Kontributi musliman në Rilindje” “Shura, parimi kuranor i konsultimit – Një mjet për rindërtim dhe reformë”, “Historiku dhe peizazhi magjepsës i xhamive të Gjilanit”, “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror” etj.

Dhurimi i librave të botuar ndër vite është një nga objektivat e misionit të AIITC, që i shërben jo vetëm zhvillimit të qytetërimit islam ndër shqiptrët, por edhe përparimit shkencor-kutluror të tyre. Ky institut merr merr përsipër botimin e veprave cilësore, duke dhënë një kontribut të madh në procesin e redaktimit gjuhësor e shkencor, dizajnimit dhe më pas shtypjes. Këto botime përcjellin te lexuesi dije në shumë fusha, të përmasave e niveleve bashkëkohore.