Projekti i përgatitjes dhe dhurimit të pakove ushqimore, pas qytetit të Tiranës dhe fshatrave përreth, vazhdoi në qytetin e Kavajës, ku dhjetëra bashkëpunëtorë të AIITC u angazhguan për përgatitjen dhe shpërndarjen e 200pakove të tjera ushqimore.
Pakot përmbanin ushqimet bazë, si miell, oriz, sheqer, vaj, patate, biskota, salcë, kripë, makarona, niseshte, fasule, reçel, hurma arabe, sapun etj., duke synuar mbulimin e shpenzimeve për konsum, pothuajse përgjatë gjithë Muajit të Ramazanit.
Pakot ushqimore të përgatitura me kujdes, u shpërndanë në fshatrat e Dibrës: Sllatinë dhe Katund i vogël; në fshatrat e Tropojës: Llugaj, Dushaj dhe Tpla; në fshatin Lapurakë të Bulqizës, në disa fshatra të Vlorës, etj. Nga ky projekt përfituan rreth 1100persona, duke u ardhur në ndihmë besimtarëve gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit, në mënyrë që në sofrat e tyre të mos mungojë ushqimi i iftarit dhe syfyrit.