Një nga mirësitë e muajit të Ramazanit është leximi i ajetevekuranore, haditheve profetike dhe njohurive të tjera fetare, të cilat janë një ushqim mahnitës për shpirtin dhe imanin (besimin). Gjatë gjithë këtij muajit të begatë, Libroteka AIITC vuri në dispozicion qindra tituj librash të fesë islame për lexuesit e interesuar, besimtarë muslimanë, studentë e studiues.
Lexuesit shfrytëzuan sallën e leximit që ofron kjo Librotekë si dhe patën mundësinë të huazonin disa nga botimet në gjini dhe gjuhë të ndryshme. Disa prej titujve më të kërkuar prej tyre, ishin, “Kurani i Madhërishëm” në version shqip dhe arabisht, “MuhtesarSahihEl-Buhari”, “Kuvendet e Ndritshme”, “300 hadithe” nga Muhamet Sytari, “40 hadithe” nga Imam Neveviu, “Fjalori arabisht-shqip” i autorit SulejmanTomçini, “XhuziAmme dhe surja El-Fatiha”, “Surja Ja Sin”, “Muhamedi në profeci dhe realitet”, “Fragmente nga jeta e sahabëve”, “Legjislacioni i Traditës Profetike”, “Komentimi i Kuranit”, “Islami dhe jeta në botën globale”, “Dritaret e besimit” nga NamikSelmani, “Jam musliman nga Gani Lila etj.
Gjithashtu, gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit, Libroteka AIITC dhuroi edhe tituj të ndryshëm për lexuesit dhe ndjekësit e rregullt të kësaj libroteke, në varësi të interesit të shprehur prej tyre. Kryesisht u dhuruan disa nga botimet më të fundit të AIITC, si numri 21 i revistës shkencore-kulturore “Univers”, “Përmbledhje e mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, “Historiku dhe peizazhi magjepsës i xhamive të Gjilanit”, “Etika e thirrjes islame” etj. Po kështu u dhuruan edhe disa botime të realizuara në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS), të tillë si: “Studime në qytetërimin islam – Kontributi musliman në Rilindje”, “Kontributet muslimane në Rilindje”, “Shura, parimi kuranor i këshillimit”, “Tërësia dhe shenjtëria në edukim, një perspektivë islame”, “Anësia epistemologjike në shkencat fizike dhe sociale” etj.