Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), Tiranë dhe Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS), Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), Universiteti Kanadez i Teknologjisë (CIT) dhe Qendra për Mirëkuptim Ndërkulturor, Horizonti në Mal të Zi do të organizojnë konferencën ndërkombëtare me temë:

“MËSIMI PËRGJATË JETËS NË EPOKËN DIGJITALE”

 03 – 04 tetor 2020;  Vlorë, Shqipëri

Konferenca “Mësimi përgjatë jetës në epokën digjitale” synon të arrijë te një kuptim më i mirë i vlerës së mësimit përgjatë jetës në epokën digjitale. Duke e hapur fushën për diskutime, analiza, hulumtime dhe shkëmbim të praktikave të mira, bazuar në përvojat lokale, konferenca përpiqet të nxisë zhvillimin e mësimit përgjatë gjithë jetës, si një mënyrë për t’u bërë ballë ndryshimeve të vazhdueshme, si dhe të vlerësojë mënyrat e shfrytëzimit më të mirë të potencialeve të teknologjive digjitale në mësimin përgjatë jetës, duke e vënë theksin veçanërisht tek arsimi islam.
Konferenca synon të sjellë së bashku aktorë nga fusha dhe shtresa të ndryshme, institucione kërkimore-shkencore, institucione shtetërore, OJQ, organizatorë dhe ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të komunitetit, mësues dhe predikues.

GRUPET TEMATIKE:

I – Çështjet etike të mësimit përgjatë gjithë jetës në epokën digjitale.

II – Të mësuarit përgjatë jetës, si strategji për përballimin e ndryshimeve shoqërore.

III – Mundësitë dhe sfidat e epokës digjitale për mësimin përgjatë gjithë jetës.

IV – Perspektivat lokale të mësimit përgjatë jetës.

V – Organizatat dhe institucionet islame, si ofruese të mësimit përgjatë jetës në epokën digjitale.

DATA TË RËNDËSISHME:

  • Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 25 korrik 2020
  • Miratimi për pranimin e abstraktit:   01 gusht 2020
  • Dorëzimi i punimit të plotë: 10 shtator 2020
  • Datat e konferencës:  03-04 tetor 2020

UDHËZIME PËR AUTORËT

  • Punimet që do të prezantohen në konferencë, do të vlerësohen nga Këshilli Shkencor i Konferencës.
  • Kumtesat duhet të trajtojnë një nga temat e rekomanduara, ose të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me temën kryesore të konferencës.
  • Kumtesa duhet të jetë 6 mijë deri në 10 mijë fjalë.
  • Udhëtimi dhe akomodimi gjatë dy ditëve të konferencës, do të mbulohen nga organizatorët për autorët e përzgjedhur që marrin pjesë në Konferencë (një person për një prezantim të përzgjedhur).
  • Dërgoni abstraktin tuaj në adresën: info@iett.al

KËSHILLI SHKENCOR DHE ORGANIZATOR

  • Ardian Muhaj, Drejtor i AIITC, Tiranë, AL
  • Dr. Ahmet Alibasic, Drejtor i CAS, Sarajevë, BiH
  • Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i IETT, Tiranë, AL
  • Prof. Reis Mulita, PhD, Zv. Rektor i CIT, Tiranë, AL
  • Ass. Dr. Fahrush Rexhepi, Dekan FSI, Prishtinë, KS
  • Omer Kajoshaj, Drejtor i Horizonti, Podgoricë, MZ
  • Ali Bardhi, Kryeimam i Ulqinit, MZ
  • Anisa Hykaj, Koordinatore e Konferencës, Tiranë, AL
  • Resilda Muça, Sekretare IETT, Tiranë, AL
  • Asmir Aljić, Sekretar i CAS, Sarajevë, BiH
  • Resul Alić, Asistent sekretar i CAS, Sarajevë, BiH

Shkarkoni platformën e konferencës në linkun:

Platforma e Konferencës së Vlorës