Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam vazhdon zbatimin e projekteve në ndihmë të komunitetit. Kontributi i radhës ishte hapja e një pusi në oborrin e Spitalit të ri të Mamurrasit, që do t’i vijë në ndihmë jo vetëm stafit spitalor, por edhe pacientëve dhe familjarëve të tyre. Pas kërkesës së Bashkisë Mamurras për pajisjen e këtij spitali me ujë të pijshëm, AIITC mori përsipër hapjen e posit dhe vendosjen e çezmës në funksion të tij. 

Një tjetër pus është hapur në fshatin Radë, që do t’u shërbejë rreth 1700 banorë vetë kësaj zone, të cilët kanë vuajtur prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse ky fshat ndodhet vetëm 10 kilometra larg qytetit të Durrësit. Instituti AIITC iu përgjigj menjëherë kërkesës së banorëve për hapjen e një pusi me ujë të pijshëm, që do të plotësojë nevojat e tyre jetike. Ndërkohë që projekte të tjera janë në vazhdimësi, duke synuar përmirësimin e jetës së komunitetit, sidomos në funksion të grupeve në nevojë.