Kurani është Shpallja hyjnore e përmbledhur në një libër, me një gjuhë unike, të përkryer e të pakrahasueshme. Ky është thelbi i librit “Gjuha e mrekullueshme e Kuranit – Dëshmi e origjinës hyjnore”, që tashmë ndodhet në duart e lexuesve. Kjo vepër e botuar së fundmi nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara, kërkon të provojë origjinalitetin e gjuhës së Kuranit.

Në këtë studim tërheqës autori Bassam Saeh është përpjekur të sqarojë aspektet e shumta gjuhësore të mrekullueshme të Kuranit. Eleganca, ritmi, shëmbëlltyrat e pasura, rrjedhshmëria, ndërthurja e metaforave dhe e koncepteve të veta, stilet e tij të ndryshme e të shumta, të padëgjuara më parë, teknikat e prozës, po aq sa edhe përdorimi i shquar i fjalorit, e bëjnë atë një vepër të përkryer përjetësisht. Sipas autorit, gjuha e Kuranit është mahnitëse, e pashoqe dhe dëshmi e autoritetit hyjnor. Në përpjekje për të zgjidhur sekretet e kompozimit dhe gjuhës së tij, Bassam Saeh i udhëzon lexuesit të vlerësojnë bukurinë e Kuranit, të zhyten më tepër në të dhe të kenë një kuptim më të kthjellët të strukturës dhe rrjedhës së tij.

Ky punim është përkthimi në anglisht i botimit të shkurtuar origjinal në arabisht të librit me titull El-Muxhizeh, vëllimi I, IIIT, 2012. Ai i drejtohet lexuesit të zakonshëm, kështu që njohja e arabishtes nuk është thelbësore për të kuptuar çështjet e morfologjisë dhe teknikat e tjera gjuhësore që diskutohen, megjithëse aftësia e leximit në arabisht do të ishte e dobishme, edhe pse nuk kërkohet. Ky libër i udhëheq lexuesit drejt vlerësimit të bukurisë së Kuranit, përfshirjes më thellë në të dhe drejt një kuptimi më të qartë të strukturës dhe rrjedhës së tij.