Në kuadër të Muajit të Ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.), gjatë muajit nëntor në xhamitë e institutit AIITC u mbajtën takime dhe ligjërata nga imamët, në koordinim me Departamentin e  Mualimëve. Qëllimi i tyre ishte përkujtimi i të Dërguarit, si shembulli më i mirë i moralit të lartë, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore, virtyte për të cilat kemi më së shumti nevojë në kohën që po jetojmë.    

Në këto takime merrnin pjesë dhjetëra besimtarë dhe banorë të zonave ku janë ndërtuar këto xhami. Imamët, në ligjëratat e tyre, përcollën këshilla dhe mesazhe nga Profeti (a.s.), u përmendën aspekte dhe ngjarje nga jeta e tij.

Duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të situatës pandemike, pavarësisht pjesëmarrjes së gjerë në këto takime, u respektuan të gjitha kushtet e sigurisë dhe distancimit social.