Pas emisionit “Kontakt me librin”, që transmetohet çdo të premte në valët e Radio Kontakt, ku trajtohen botimet e AIITC ndër vite, një tjetër emission ka nisur rrugëtimin e tij. Bëhet fjalë për artikujt e revistës Univers, të cilat tashmë dëgjuesit mund t’i ndjekin në Radio Kontakt dy herë në javë.

Emisioni ka nisur me leximin e disa prej artikujve më të spikatur të numrit të parë të kësaj reviste, në vitin 2001, dhe vazhdon çdo javë të sjellë për dëgjuesit në versionin audio këto artikuj të studiuesve të mirënjohur nga të gjitha trojet shqiptare.

Emisioni mund të ndiqet edhe në youtube nga gjithë të interesuarit. Qëllimi i tij është promovimi i vlerave të lëmisë së shkencës dhe kulturës shqiptare, duke inkurajuar studiuesit e fushave të ndryshme, që të vazhdojnë punën e tyre shkencore dhe të sjellin studime të mirëfillta në revistën shkencore-kulturore “Univers”.