Paralelisht me kurset e Edukatës Islame, pranë Qendrave Social-Kulturore nën kujdesin e AIITC, zhvillohen edhe kurset e gjuhëve të huaja, ku janë regjistruar dhjetëra fëmijë të moshave shkollore. Interesi i tyre është mjaft i madh, sidomos për gjuhën angleze, duke marrë në konsideratë faktin se anglishtja është një gjuhë ndërkombëtare dhe e shumëkërkuar në tregun e punës.
Konkretisht, në të gjitha xhamitë ka pasur shumë interes nga kursantët për të mësuar leximin e Kuranit në gjuhën arabe dhe për mësimin e gjuhës arabe në nivelin fillstar. Ndersa në QSK Baldushk dhe në xhaminë Malbardhë vijojnë kurset e gjuhës angleze, ku janë dhjetëra fëmijë që zhvillojnë mësimin me programe e metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
Në disa prej këtyre qendrave zhvillohen edhe kurse të lëndës Matematikë, për fëmijët që duan të përforcojnë dijet e tyre në shkencat e natyrës dhe që synojnë përmirësimin e arritjeve dhe rezultateve në shkollë, por edhe si një parapërgatitje për provimet e fundit të klasës së 9-të