“Kurani në kohët e sotme” i autorit Enes Karić, është një përmbledhje punimesh studimore rreth trajtimit bashkëkohor të çështjeve rreth Librit të Shenjtë. Pas një përkthimi profesional nga Ismail Dizdari në gjuhën shqipe, instituti AIITC ka marrë përsipër botimin e këtij libri.  Studimet e përzgjedhura nga autorë bashkëkohorë, si Charles Adams, Muhammed Arkun, Freeland Abbot, Richard Martin, Omer Nakiçevic, Mahmud Ejub etj., kanë në qendër të tyre trajtimin e disa çështjeve për interpretimin bashkëekohor të Kuranit, apo kuptimin e Kuranit dhe hadithit në Teologjinë islame.  

Në rrugë të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe për motive të ndryshme janë bërë komentime jo të sakta të Librit të Shenjtë. Disa dijetarë janë sjellë me mjaft tolerancë ndaj përkthimeve apokrifine (vepër që gabimisht i atribuohet një autori), të cilat kishin si qëllim nxitjen e kurajës për një punë të mirë, respektivisht shmangien nga vepra e keqe.

Sipas autorit, situata e sotme është jashtëzakonisht e përshtatshme, sepse ajo na ofron të gjitha mundësitë nga ky zhvillim bashkëkohor, që të kalojmë te përpunimi i ri dhe ta përfundojmë atë. Ne tani kemi mundësi më të mëdha për të kuptuar më thellë, më gjerë dhe më qartë shumë probleme, ide, shfaqje të ndryshme, ngjarje dhe procese që përmend Kurani, sesa gjeneratat e mëparshme. Edhe pse nuk mund të nënvlerësojmë komentuesit e hershëm, filozofët dhe teologët islamë.

Këto dhe të tjera çështje trajtohen në këtë përmbledhj, qëe është pjesa e parë e teksteve “Kurani në kohën e sotme”. Pjesa e dytë po përgatitet, duke vendosur theksin më tepër tek autorët arabo-islamikë: Akkad, Behijj, Bintu-Shati, Sherkavi, etj.