Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam mbylli me sukses ditën e parë të seminarit intensiv online me temë: “Metodat sasiore të kërkimit në shkencat humane dhe fetare”.
Lektorë të këtij seminari janë drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj; Dr. Mentor Beqa nga Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës; Dr. Ylber Dyli nga Universiteti i Shkodrës dhe Dr. Vehap Kola nga New University of  Tirana.
Ligjëratat e tyre përqendrohen kryesisht në metodat e kërkimit shkencor, planifikimin e një kërkimi shkencor, analizën historike të një studimi etj. Interesi për ndjekjen e këtij seminari trajnues ishte i konsiderueshëm nga studiues, teologë etj.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS) në Bosnjë dhe do të mbahet deri në datën 5 mars 2021, në orën 17:00-19:00.