Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam vazhdon seminarin intensiv online me temë: “Metodat sasiore të kërkimit në shkencat humane dhe fetare”. Feja luan një nga rolet më të rëndësishme në shoqëri, ndaj eksplorimi i rolit të Islamit në pikëtakimin midis shkencave shoqërore, shkencave humane dhe teologjisë është një domosdoshmëri e kohës. Për ta bërë këtë duhet të kemi një bashkësi studiuesish të aftë dhe të trajnuar jo vetëm në fushën e studimeve islame, por edhe në metodat sasiore të kërkimit në shkencat shoqërore dhe humane.

Lektorë të këtij seminari ishin drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj; Dr. Mentor Beqa nga Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës; Dr. Ylber Dyli nga Universiteti i Shkodrës dhe Dr. Vehap Kola nga New University of Tirana. Ligjëratat e 4 ditëve të para të seminarit u përqendruan kryesisht në metodat e kërkimit shkencor dhe në mënhyrat e planifikimit të një kërkimi shkencor.

Disa nga objektivat kryesore janë: Identifikimi dhe mbështetja e një komuniteti studiuesish me interes të veçantë për rolin e fesë në shoqëri; njohja e pjesëmarrësve me metodat sasiore të hulumtimit, kryerjen  dhe interpretimin e statistikave përshkruese dhe konkrete, që ata të rishikojnë në mënyrë kritike raportet e hulumtimeve dhe punimet shkencore; të jenë në gjendje të shkruajnë protokolle kërkimore, raporte dhe punimeshkencore.

Interesi për ndjekjen e këtij seminari trajnues ishte i konsiderueshëm nga studiues, teologë, etj. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS), Sarajevë dhe do të mbahet deri në datën 5 mars 2021.