Realizimi i projekteve humanitare në ndihmë të komunitetit është një nga objektivat e AIITC edhe për vitin 2021. Përveç shpërndarjes së pakove ushqimore, qendrave të zërit nëpër xhami, ftohëseve dhe depozitave të ujit në kopshte e shkolla, një investim serioz është edhe hapja e puseve për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. 

Pas kërkesës së banorëve të fshatit Radë të Durrësit, të cilët vuanin prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, AIITC mori përsipër hapjen e një pusi dhe vendosjen e një çezmeje nga e cila do të furnizohen 20 familje të këtij fshati. Projekti u realizua brenda një kohë të shkurtër dhe në përputhje me të gjitha kushtet bashkëkohore të teknologjisë. Banorët falënderuan institutin për këtë investim jetësor, duke premtuar shfrytëzimin e pusit për nevojat e tyre më primare dhe ruajtjen e tij në kushte optimale.