Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA), së shpejti do sjellin në duart e lexuesve shqiptarë librin: “Hyrje në Sistemin Financiar Islam”, të autorit Muhamed T. Usmani.
Publikimi i këtij libri vjen si një vlerë e shtuar për të gjithë ata të cilët duan të hulumtojnë mbi sistemin financiar islam. Ky libër i vjen në ndihmë jo vetëm besimtarëve myslimanë, por të gjithë profesionistëve në spektrin financiar shqiptar.
Sikurse thotë dhe vetë autori i librit: “Njerëzit që nuk njohin parimet e Sheriatit dhe filozofinë e tij ekonomike, jo rrallë besojnë se heqja e kamatës nga bankat dhe institucionet financiare do t’i bënte ato institucione bamirësie, më shumë sesa komerciale, të cilat ofrojnë shërbime financiare, pa fituar asgjë për vete”.
Ky libër është një përmbledhje e artikujve të ndryshëm që kishin për qëllim sigurimin e informacionit bazë, në lidhje me rregullat dhe parimet e financave islame, me theks të veçantë në mënyrat e financimit të përdorura nga bankat dhe institucionet financiare jobankare islame.