Media Kontakt në bashkëpunim me AIITC, realizuan regjistrimin e disa prej artikujve më interesantë, të botuar në 21 numrat e revistës shkencore-kulturore “Univers” ndër vite. Bëhet fjalë për një projekt interesant, që synon të rikthejë në vëmendje punën e palodhur të studiuesve shqiptarë dhe kontributin e tyre në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.
Për të gjithë atyre që janë të dhënë pas teknologjisë, këta artikuj janë regjistruar në versionin audio dhe gjenden në youtube. Mes tyre mund të përmendim: “Ndikimi i faktorit islam në emrat vetjakë të shqiptarëve” nga studiuesi Mr. Qemajl Morina; “Edukimi në një realitet konkret” nga Prof. Dr. Arian Kadiu; “Filologë që nuk harrohen” nga Prof. Dr. Hektor Veshi; “Shqipëria u bë atdheu im i dytë” nga studiuesi Ramadan Përhati; “Veshjet e qytetit të Shkodrës, sipas këngëve popullore” nga Prof. Dr. Afërdita Onuzi, “Gjakmarrja, një nga plagët e shoqërisë sonë” nga studiuesja Klotilda Germau etj.