Numri 22 i revistës shkencore-kulturore “Univers” vjen për lexuesin me një mori materialesh shkencore e informacionesh nga fusha me interes të gjerë. Ky numër përmban 27 artikuj e punime shkencore me tema të spikatura, kryesisht: studime letrare e gjuhësore, analiza mbi çështje të kulturës dhe qytetërimit islam, portrete të personaliteteve nga vendi e bota, analiza ngjarjesh historike e dokumente, punime pedagogjike etj.

Ai shoqërohet me një editorial mbi aktualitetin dhe me rezymetë e të gjithë artikujve në gjuhën angleze. Emra të njohur studiuesish, intelektualësh e mendimtarësh i janë bashkuar numrit 22 të revistës me artikujt e tyre cilësorë, duke sjellë një kontribut me vlerë në zhvillimin e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Mes artikujve që përmban ky numër, mund të përmendim:

Studime:

“Tuzi përgjatë shekujve osmanë” nga Mr. Ali Bardhi dhe Dr. Behlul Kanaqi; “Zhvillimet energjitike dhe ndikimi i energjisë bërthamore në mjedisin botëror” nga Luan Qafmolla; “Roli i institucionit të vakëfit në zhvillimin e qytetit shqiptar gjatë periudhës osmane” nga Eduart Caka etj…

Horizonte shoqërore:

“Ismail Efendi Ndroqi – Një jetë në shërbim të pavarësisë së atdheut dhe edukimit shpirtëror të brezave” nga Dr. Zamir Ndroqi; “Trokitje në dyert e dijes” nga Viron Kona; “Marrëdhënia e fesë me shkencën” nga Xhemal Balla etj…

Art, Kulturë dhe Traditë:

“Onomastika në veprën e Thimi Mitkos” nga Faton Krasniqi;

“Përralla (Shembuj nga fshati Guri-Bardhë, Mat)” nga Fatma Shehu; “Kontributi albanologjik i Lumo Skëndos, shkëlqimi i atdhetarisë së tij” nga Vepror Hasani etj…

Opinion:

“Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit” nga Dr. Faruk Borova; “Roli i medias në pushtimin që i bëhet natyrës” nga Denisa Xhoga; “Muzetë ekzistojnë për të gjithë njerëzit” nga Ledio Xhoxhi etj..

Botime në fokus:

“Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora – Një jetë shtet” nga Dr. Ardian Muhaj; “Verësim i librit “Mbishkrime osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi” nga Prof. Dr. Aleksandër Meksi etj…