Një nga mediat private në Shqipëri ka bërë pjesë të reportazheve të saj një prej xhamive dhe qendrave social-kulturore të ndërtuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Bëhet fjalë për Xhaminë dhe Qendrën islame Shkafanë. Reportazhi është realizuar me rastin e Fitër Bajramit, ku thuhet se që prej vitit 2016, komuniteti i Gjirit të Lalëzit ka jo vetëm një xhami, por edhe një qendër kulturore në krah të saj. Hoxhë Muhammed Al Ansari, i cili shërben në këtë xhami, ka treguar se tërmeti që goditi fort këtë zonë dhe pandemia kanë ndikuar në afrimin më të madh të njerëzve me Zotin.

Sipas tij, Qendra Kulturore ka gjallëruar jetën sociale të fshatrave përreth, duke rritur në të njëjtën kohë edhe frekuentimin e xhamisë. Xhamia dhe qendra kulturore janë në funksion të besimtarëve të zonës dhe të fëmijëve që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në kurset e gjuhëve të huaja, apo në mësimin e edukatës islame.

Linku i reportazhit në youtube:

https://www.youtube.com/watch?v=cx8J3ZbitfQ