Si çdo vit, Qendrat Social-Kulturore nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, kanë nisur kurset verore intensive, duke shfrytëzuar periudhën e pushimeve verore për fëmijët e shkollave. Në të gjitha xhamitë dhe Qendrat social-kulturore që ndodhen në zona të ndryshme të vendit, si Shkodër, Laç, Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë etj., këto kurse po ndiqen nga dhjetëra fëmijë të moshës shkollore.
Ata janë të interesuar për marrjen e dijeve në lëndët Kuran, Sunet, Fikh, Edukatë islame, gjuhë arabe etj. Mësimi zhvillohet me programe dhe metoda bashkëkohore, me botimet më të mira të AIITC. Si gjithnjë, këto kurse verore intensive shoqërohen edhe me aktivitete të ndryshme edukative, kulturore dhe artistike, panaire, konkurse, si edhe ekskursione në disa prej vendeve turistike. Kurset do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht, për t’u dhënë mundësinë fëmijëve të parapërgatiten për vitin e ri shkollor.