Tunizi, 15. 10. 2019
Punimet e takimit të pestë “Ditët e njohjes mes organizatave ndërkombëtare ALECSO, ISESCO dhe Zyrës së Edukimit të Shteteve të Gjirit”, përfunduan me sukses në kryeqytetin tunizian. Ky takim, nën moton: “Nga bashkëpunimi në partneritet”, mblodhi personalitete si Dr. Salim bin Muhamed Malik, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Islame për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO); Dr. Ali bin Abdulhalik Karni, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Edukimit arab të Shteteve të Gjirit dhe Dr. Muhamedueled Eamer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës arabe për edukimin, kulturën dhe shkencën (ALECSO).
Në përfundim të takimit u miratua raporti përfundimtar, i cili përfshinte emërtimin e takimit të ardhshëm, si: “Forumi i bashkëpunimit mes ALECSO-s, ISESCO-s dhe Zyrës së Edukimit të Shteteve të Gjirit”, në vend të emërtimit aktual, si Ditët e njohjes. Raporti përfundimtar, gjithashtu, përfshin mbajtjen e takimit të gjashtë në Riad, duke mirëpritur ftesën e Zyrës së Edukimit të Shteteve të Gjirit për realizimin e seancës së radhës gjatë muajit tetor 2020, në zyrat e saj, në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Në seancën përmbyllëse u diskutuan rrugët e forcimit të partneritetit mes tri organizatave për një punë konkrete në terren, nga e cila përfitojnë vendet anëtare. Kjo bazuar në vizionin e ri të drejtorëve të tyre, përmes një punimi të paraqitur nga eksperti Dr. Abduselam Xheufi, me titull: “Nga bashkëpunimi në partneritet” dhe një punimi tjetër, të paraqitur prej z. Muhamed Gimari, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Ekzekutiv të Konferencës së përgjithshme dhe konferencave ministrore të specializuara të ISESCO-s, me temë: “Rrugëve të forcimit të partneritetit dhe mekanizmat e tij mes organizatave ndërkombëtare dhe komisioneve kombëtare”.
Të dyja punimet theksuan se këto organizata përballen me sfida të përbashkëta e të shumta, siç janë problemi i analfabetizmit, zhvillimi i përshpejtuar teknik, tendencat e reja në fushën e arsimit dhe nevoja për t’i kushtuar më shumë vëmendje programeve që pasqyrojnë mishërimin e identitetit arab dhe islam si dhe pozitën që ai zë në identitetin njerëzor. E gjitha kjo kërkon trajtim të këtyre sfidave në mënyrë efektive, duke konsoliduar përpjekjet e tyre, nën një partneritet efikas.
Punimet propozuan vendosjen e një vizioni të përbashkët strategjik për të arritur koordinimin, përsosjen dhe përfitimin prej bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, rënia dakord për zbatimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta, mekanizmave për ndjekjen, vlerësimin dhe njohjen e tyre. Ato kërkuan forcimin e marrëdhënieve ekzistuese të partneritetit midis tri organizatave dhe komisioneve kombëtare të edukimit, kulturës dhe shkencës, veçanërisht në nivelin e planifikimit dhe zbatimit të programeve në dobi të shteteve anëtare, si dhe përmirësimin e këtij partneriteti në nivele më të larta programore, teknike e fizike.