Autore: Dr. Fatima Omar Nasif
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2011
Struktura e librit:
Kapitulli i parë përmban përkufizime rreth Mesazhit Botëror dhe Globalizmit në përgjithësi.
Kapitulli i dytë na njeh me disa të vërteta rreth familjes në këndvështrimin e Globalizimit dhe ndikimin e tij negativ në familje.
Kapitulli i tretë trajton respektimin e ndryshimeve fiziologjike dhe shpirtërore midis burrit dhe gruas në dispozitat e mesazhit botëror.
Kapitulli i katërt sjell disa zgjidhje praktike dhe urgjente për mbrojtjen e familjes, fëmijërisë dhe shoqërisë.
Rëndësia e librit:
Trajton në mënyrë të hollësishme rolin e gruas muslimane në familje. E mahnitur nga njohuritë dhe dispozitat e hollësishme të fesë islame, në të cilat nuk ka arritur ende gruaja muslimane dhe që nuk njihen nga shumica e grave në botë, autorja shfrytëzon Kuranin dhe Sunetin e Profetit Muhamed (a.s.) për të dhënë informacione të detajuara mbi ligjet që çojnë përpara institucionin e familjes dhe mbrojnë të drejtat e grave. Rregullat e familjes në legjislacionin islam kanë ardhur të detajuara. Ato fillojnë që në hapat e para të ndërtimit të familjes dhe përfundojnë me dispozitat rreth divorcit, së bashku me pasojat ligjore. Gjithashtu rregulla të veçanta janë vendosur për fëmijët që janë fryt i një martese. Ata kanë të drejta të plota për përkujdesje, mbrojtje, dashuri dhe siguri.
Pasojat negative të Globalizmit për familjen:
- Legalizimi i marrëdhënieve jashtëmartesore dhe liria mediatike në transmetimin e programeve imorale.
- Mbrojtja e të ashtuquajturave “të drejta të grave dhe vajzave”, duke i konsideruar mëse normale abortin dhe marrëdhëniet intime mes minorenëve.
- Zhvillimi i botës virtuale ka rritur ndjeshëm ngacmimet përmes adresave të rreme në internet.
- Kanalet televizive transmetojnë filma e serialë që promovojnë tradhtinë bashkëshortore. Po kështu edhe romanet apo tregimet në fushën e letërsisë.
- Globalizimi i trupit të femrës përmes artit dhe konkurseve të bukurisë, nga ana tjetër lehtësimi i kontaktit mes burrit e gruas në arsimim apo në pozicionin e punës.
- Të rinjtë kanë hequr dorë nga krijimi i marrëdhënieve bashkëshortore dhe familjes së virtytshme, pasi janë përqendruar në lidhjet e përkohshme që nuk ngarkojnë me përgjegjësi asnjërën prej palëve.
Zgjidhja që ofron Sheriati islam:
Sheriati islam është kujdesur që të respektojë gruan dhe burrin, sepse secili prej tyre ka një rol të caktuar në jetë. Sheriati e ndalon shëmbëllimin mes dy gjinive dhe mohon ekzistencën e konfliktit mes tyre. Madje nxit largimin e mosmarrëveshjeve dhe bën thirrje për bashkëpunimin e burrit me gruan për ndërtimin e familjes, si burimi kryesor i lumturisë. Trajtimi i disa çështjeve në Kuran, si martesa, trashëgimia, divorci, poligamia, dhuna ndaj gruas etj., e përcjellim mjaft mirë Mesazhin botëror mbi rëndësinë e familjes dhe martesës, ku burri dhe gruaja kanë një pozicion të nderuar, ku respekti dhe mirëkuptimi reciprok janë thelbi i një jete të lumtur.