Autori: AIITC
Botues: AIITC
Viti i botimit: 1999
Numri i faqeve: 116
Në kuadrin e botimeve dokumentare nga AIITC bën pjesë edhe libri “Gjenocidi serb në Kosovë”, i cili është konceptuar si një tërësi e ndërtuar në tri pjesë:
Kumtesat e sesionit shkencor “Gjenocidi serb në Kosovë”, të mbajtur më 29 qershor 1999, në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës.
Dokumente historike mbi strategjinë e gjenocidit serb mbi shqiptarët.
Ilustrime dokumentare që demonstrojnë aktet gjenocidale të ushtruara nga bandat millosheviçiane mbi popullin e Kosovës gjatë vitit 1999.
Ky botim kontribuon në njohjen më të gjerë të shpirtit liridashës të popullit të Kosovës dhe pasqyron detaje të gjenocidit serb në këtë vend.