Gjatë Muajit të Ramazanit, besimtarët shtojnë përkushtimin në adhurim dhe përqendrohen në leximin e vazhdueshëm të literaturës fetare, me theks të veçantë në Kuranin Fisnik, ku ky muaj është edhe simbolika e tij. Si zakonisht, edhe këtë vit AIITC u kujdes që t’u rrijë afër besimtarëve në këtë ritual.
Për ta ëmbëlsuar sofrën e iftarit në këto ditë begatie e mëshire, bashkë me Kuranet u shpërndanë edhe hurma për të ruajtur traditën profetike të çeljes së iftarit me to.
Pjesë e këtij projekti, përveç familjeve në nevojë, apo të reja në Islam, janë edhe bashkëpunëtorët, akademikët dhe miqtë tanë, të cilët vijojnë të jenë pjesë përbërëse e rëndësishme e elitës shqiptare islame.
Duke përcjellë ngrohtësinë dhe dashamirësinë e të gjithë përfituesve të projektit, stafi i AIITC ju uron agjërim dhe vepra të pranuara në këtë muaj ku shpërblimet e veprave të mira shumëfishohen.