Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), Tiranë dhe Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS), Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), Universiteti Kanadez i Teknologjisë (CIT) dhe Qendra për Mirëkuptim Ndërkulturor, Horizonti në Mal të Zi do të organizojnë konferencën ndërkombëtare me temë:
“MËSIMI PËRGJATË JETËS NË EPOKËN DIGJITALE”
03 – 04 tetor 2020; Vlorë, Shqipëri
Konferenca “Mësimi përgjatë jetës në epokën digjitale” synon të arrijë te një kuptim më i mirë i vlerës së mësimit përgjatë jetës në epokën digjitale. Duke e hapur fushën për diskutime, analiza, hulumtime dhe shkëmbim të praktikave të mira, bazuar në përvojat lokale, konferenca përpiqet të nxisë zhvillimin e mësimit përgjatë gjithë jetës, si një mënyrë për t’u bërë ballë ndryshimeve të vazhdueshme, si dhe të vlerësojë mënyrat e shfrytëzimit më të mirë të potencialeve të teknologjive digjitale në mësimin përgjatë jetës, duke e vënë theksin veçanërisht tek arsimi islam.
Konferenca synon të sjellë së bashku aktorë nga fusha dhe shtresa të ndryshme, institucione kërkimore-shkencore, institucione shtetërore, OJQ, organizatorë dhe ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të komunitetit, mësues dhe predikues.
GRUPET TEMATIKE:
I – Çështjet etike të mësimit përgjatë gjithë jetës në epokën digjitale.
II – Të mësuarit përgjatë jetës, si strategji për përballimin e ndryshimeve shoqërore.
III – Mundësitë dhe sfidat e epokës digjitale për mësimin përgjatë gjithë jetës.
IV – Perspektivat lokale të mësimit përgjatë jetës.
V – Organizatat dhe institucionet islame, si ofruese të mësimit përgjatë jetës në epokën digjitale.
DATA TË RËNDËSISHME:
- Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 25 korrik 2020
- Miratimi për pranimin e abstraktit: 01 gusht 2020
- Dorëzimi i punimit të plotë: 10 shtator 2020
- Datat e konferencës: 03-04 tetor 2020
UDHËZIME PËR AUTORËT
- Punimet që do të prezantohen në konferencë, do të vlerësohen nga Këshilli Shkencor i Konferencës.
- Kumtesat duhet të trajtojnë një nga temat e rekomanduara, ose të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me temën kryesore të konferencës.
- Kumtesa duhet të jetë 6 mijë deri në 10 mijë fjalë.
- Udhëtimi dhe akomodimi gjatë dy ditëve të konferencës, do të mbulohen nga organizatorët për autorët e përzgjedhur që marrin pjesë në Konferencë (një person për një prezantim të përzgjedhur).
- Dërgoni abstraktin tuaj në adresën: info@iett.al
KËSHILLI SHKENCOR DHE ORGANIZATOR
- Ardian Muhaj, Drejtor i AIITC, Tiranë, AL
- Dr. Ahmet Alibasic, Drejtor i CAS, Sarajevë, BiH
- Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i IETT, Tiranë, AL
- Prof. Reis Mulita, PhD, Zv. Rektor i CIT, Tiranë, AL
- Ass. Dr. Fahrush Rexhepi, Dekan FSI, Prishtinë, KS
- Omer Kajoshaj, Drejtor i Horizonti, Podgoricë, MZ
- Ali Bardhi, Kryeimam i Ulqinit, MZ
- Anisa Hykaj, Koordinatore e Konferencës, Tiranë, AL
- Resilda Muça, Sekretare IETT, Tiranë, AL
- Asmir Aljić, Sekretar i CAS, Sarajevë, BiH
- Resul Alić, Asistent sekretar i CAS, Sarajevë, BiH
Shkarkoni platformën e konferencës në linkun: