Nën moton “Pastërtia është pjesë e besimit”, Departamenti i Edukimit pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ka nisur marrjen e masave për pastrimin dhe përgatitjen e pritjes së Kurban Bajramit.  

Pastërtia është një nga virtytet e Islamit, ndaj mirëmbajtja e xhamive është një detyrim moral dhe shpirtëror për besimtarët muslimanë. Imamët e xhamive, me kontributin vullnetar të xhematit dhe banorëve të zonës, janë angazhuar për pastrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, abdes’haneve, bahçeve dhe mureve rrethuese të xhamive dhe qendrave social-kulturore.

Në koherencë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë e cila fton për ruajtjen e sigurisë,  higjienës dhe distancës, janë ndjekur të gjitha hapat për zbatimin e këtyre masave. Tashmë xhamitë janë gati për të pritur besimtarët muslimanë në faljen e namazit të Kurban Bajramit dhe vazhdimin e festimeve të kësaj dite të shënuar.