Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët muslimanë, anë e mbanë botës. Kjo festë kulmon me therjen e Kurbanit, nga i cili e ka marrë edhe emrin, si një mjet që na afron më shumë me Zotin. Prerja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit për të varfrit, fqinjët dhe dashamirësit, përveç dashurisë reciproke, nënkupton edhe gatishmërinë e besimtarëve muslimanë për të sakrifikuar nga pasuria e tyre, për hir të Krijuesit.
Me dhurimin e mishit të Kurbanit, njëkohësisht shpërndahet gëzimi dhe hareja në shpirtrat e familjeve të të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Për të qenë sa më pranë tyre në këtë ditë të shënuar, që ta festojnë sa më bukur, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam realizoi projektin e shpërndarjes së mishit të Kurbanit për 150 familje, duke përfshirë familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, nënat e fëmijëve jetimë, studentë, bashkëpunëtorë të AIITC etj. Shpërndarja u realizua nga stafi i AIITC-së dhe Shoqatës Kulturore “Gruaja” (SHKG), përgjatë ditëve të Kurban Bajramit, me shpresën se ky projekt u ka ardhur sadopak në ndihmë këtyre personave, duke ua zbukuruar edhe më shumë tryezën e Festës së Kurban Bajramit.