Pjesë e misionit të institutit AIITC është edhe realizimi i projekteve humanitare, ku synohet t’u vihet në ndihmë kryesisht institucioneve arsimore në vend dhe familjeve në nevojë. Në vazhdim të punës për shpërndarjen dhe dhurimin e depozitave të ujit, 5 të tilla janë dhuruar për 5 institucione të ndryshme arsimore e fetare në rrethinat e Kavajës.
Duke parë nevojat e banorëve të këtyre zonave, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe infrastrukturës së ujësjellësit, me kërkesë të tyre, u bë i mundur dhurimi i depozitave të ujit për këto institucione nga Instituti AIITC.
Projekte të tilla humanitare vazhdojnë, pavarësisht situatës së vështirë që po kalojmë, duke plotësuar nevojat më primare të jetës së qytetarëve, mes të cilave edhe ndërtimi i puseve në zonat e thella rurale, ku mungon infrastuktura e ujësjellës-kanalizimeve.