Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam vazhdon shpërndarjen e botimeve të tij më të fundit, të realizuara me mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT) në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS).
Disa ndër titujt më të spikatur janë: “Qasje bashkëkohore ndaj Kuranit dhe Sunetit”, “Gjuha e mrekullueshme e Kuranit”, “Objektivat e ligjit islam”, “Soditje – Një studim mendor shpirtëror islam”, “Fuqia e arsimit”, “Shura – Parimi kuranor i këshillimit”, “Studime në qytetërimin islam”, “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror” etj. Qëllimi i këtyre botimeve është promovimi i qytetërimit islam ndër shqiptarët dhe njohja e rolit të tij në historinë botërore.
Gjatë aktiviteteve të ndryshme social-kulturore, konferencave, takimeve, seminareve apo vizitave pranë institutit AIITC, është realizuar shpërndarja e një sërë kopjesh të këtyre titujve. Një sasi e tyre është dhuruar për pasurimin e librotekave të xhamive e shkollave, për studentët dhe studiues të ndryshëm. Madje, një numër i konsiderueshëm i tyre vazhdon të shpërndahet edhe në Kosovë. Shumë kërkesa ka pasur edhe në rrjetet sociale për përvetësimin e këtyre botimeve. Edhe viti 2021 do të sjellë të tjera projekte për realizimin e botimeve serioze në shërbim të lexuesit.